Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve ka kaluar me të gjitha votat pro ndryshimet kushtetuese që sanksionojnë hapjen e listave zgjedhore, por jo ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke e lënë në fuqi proporcionalin rajonal.
PS-ja dhe opozita parlamentare ranë dakord që në Kushtetutë të ndërhyhet për të sanksionuar hapjen e listave, pra votën parapëlqyese me dysheme 2/3. Kjo do të thotë se për 2/3 e listës që do të bëjnë partitë për zgjedhjet do të jenë votuesit që do ta përcaktojnë se kush do të futet në parlament, ndërsa 1/3 do të jetë elementi që do jetë në dorën e vetë subjekteve politike për përfaqësimin gjinor.
Përcaktimi për pragun elektoral nuk do të jetë i sanksionuar në Kushtetutë, por në Kodin Elektoral. Po ashtu dhe sa i takon ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, ato nuk do përcaktohen në Kushtetutë, pasi sipas relatores Bushka, apriori ato pas hapjes së listave nuk mund të aplikohen.
Për të marrë miratimin e parlamentit, ndryshimet duhet të votohen nga 94 deputetë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/